Arvizu Terhiquni nga protestat e reja

Nderkombetaret shtojne presionin mbi PS-ne Jo me protesta ne rruge. Ambasadori amerikan per te dyten here ne zyren e Rames
SHBA permes ambasadorit te saj ne Tirane kembengul per anulimin e protestes se opozites diten e premte me daten 28 janar me qellim qe ti hapet rruge dialogut institucional dhe jo demonstratave te dhunshme mbi institucionet kushtetuese. Menjehere pas takimit me kryeprokuroren Ina Rama ambasadori i SHBA-ve zhvilloi dje nje tjeter takim me kryetarin e Partise Socialiste Edi Rama. Takimi nisi rreth ores 1800 ne godinen e Bashkise se Tiranes. Gjate takimit me prokuroren e Pergjithshme pervec mbeshtetjes qe i dha kesaj te fundit per hetimin e ngjarjeve te 21 janarit Arvizu i beri thirrje politikes shqiptare te shtyje tubimet. Mendohet qe pikerisht ky ka qene thirrja dhe shkaku i takimit te ambasadorit amerikan Alexander Arvizu me kryesocialistin Rama. Ditet e fundit eshte shtuar presioni i nderkombetareve mbi kryesocialistin Edi Rama te cilet e kane denuar ne menyre te ashper demonstraten e dhunshme te 21 janarit dhe sulmin ndaj godines se qeverise. Sipas tyre Rama duhet te ulet ne bisedime me mazhorances per nje bashkepunim mes paleve per interes te qytetareve shqiptare dhe jo interesave te ngushta politike. Nga ana tjeter po dje kryetari i Partise Socialiste Edi Rama thirri tryezen e partive te opozites per te diskutuar mbi vrasjen e 3 demonstruesve ne demonstraten e 21 janarit. Ndersa deputetja e PSS-se Olta Xhacka rikujtoi se ne 28 janar ne diten e te shtatave te tre protestuesve te vrare ne 21 janar te gjithe do te jene per te protestuar paqesisht ne vendin ku u vrane demonstruesit perpara selise se Kryeministrise. Xhacka ritheksoi Te premten e zeze ne 21 janar nje dite qe do te mbetet e paharruar ne historine e perpjekjeve te shqiptareve per demokraci tre shqiptare te thjeshte humben jeten. Mekati i tyre i vetem ish se guxuan te demonstrojne kunder nje regjimi kusaresh e matrapazesh qe te premten provoi se eshte gati te vrase per te ruajtur pushtetin e tij. Ajo tha se opozita dhe populli qe e ndjek ate do te protestojne per te treguar se sakrifica e tre demonstruesve nuk qe me kot si dhe per te treguar se nje popull i tere i vajton jetet qe u prene ne mes ne menyren me kriminale e ne traditen me te shemtuar te regjimeve diktatoriale. Te premten ne 28 janar ne do te nderojme kujtimin e ketyre prinderve e bijve te familjeve te thjeshta qe u vrane me kot pa bere asgje me teper sesa ate qe eshte e drejta e cdo qytetari ne nje vend te NATO-s duke ngritur zerin kunder nje regjimi kusaresh e hajdutesh qe gjithnje e me shume po i asfikson shqiptaret po i varferon shqiptaret po i mbyt shpresat e endrrat e tyre se fundi edhe me forcen e armeve - nenvizoi deputetja socialiste. Deputetja Xhacka i beri thirrje te gjithe qytetareve qe ti bashkohen ne kete demonstrate opozites per ti bere homazhet tre deshmoreve me te fundit te perpjekjeve te shqiptareve per te ndertuar nje Shqiperi realisht demokratike e te lire dhe evropiane.