PE Rama gaboi sulmoi godinen e Kryeministrise

Kukan vlereson policine Mbrojti institucionet demokratike. Kukan ben thirrje Ndalni dhunen na zhgenjyet
Parlamenti Evropian e quan nje gabim te rende sulmin e opozites mbi institucionet kushtetuese te Shqiperise. PE i kujton kryetarit te PS-se Edi Rama se Shqiperia nuk ka asnje ngjashmeri me rastin e Tunizise pasi eshte nje vend anetar i NATO-s dhe qe aspiron per hyrjen e plote ne Bashkimin Evropian. Eduard Kukan kryetari i delegacionit te Parlamentit per Evropen Juglindore shprehet se ajo qe ndodhi me 21 janar ne Tirane ishte dicka e keqe. Ai shprehet i zhgenjyer dhe i shqetesuar por njekohesisht kerkon reagim dhe pergjegjshmeri nga te gjithe. Sipas tij eshte i denueshem sulmi ndaj godines se qeverise. Eduard Kukan vlereson rolin e Policise se Shtetit ndaj institucioneve demokratike. Ne kemi pare skenaret e Tunizise dhe Algjerise apo Jemenit dhe ndoshta keta skenare po nxisin disa por situata ne cdo vend eshte e ndryshme. Ne vendet demokratike ne Bashkimin Evropian nese ka probleme ka institucione ku ato mund te zgjidhen. Kjo eshte menyra per ti zgjidhur problemet duke respektuar Kushtetuten dhe ne menyre paqesore jo duke qelluar me arme jo duke hedhur gure jo duke sulmuar institucionet dhe godinen e qeverise. Kjo nuk eshte rruga e duhur. Akte dhune si qellimi i institucioneve me gure djegia e makinave apo goditjet. Me aktet e dhunes kunder institucioneve demokratike dhe nje zgjidhjeje politike mendoj se roli i policise eshte te mbroje institucionet por njekohesisht duhet thene se duhen perdorur mjetet e pershtatshme per kete gje qe disa here eshte e veshtire - deklaroi z. Kukan. Duke mos fshehur shqetesimin ndaj situates se krijuar nga demonstrata e 21 janarit Kukan ben thirrje per dialog brenda institucioneve dhe jo gjuajtjen me gure mbi to.
Kjo qe ndodhi me ka cuditur ne kuptimin sepse ishte dicka shume e keqe shume e thelle dhe shume serioze. Jam mjaft i shqetesuar per kete situate sepse ne vend qe te behet dialog politik per te ecur me projektet evropiane. Shqiperia pas raportit te vitit te kaluar fitoi liberalizimin e vizave por nuk u be vend kandidat i BE-se dhe une thashe se vendi do te vazhdoje te punoje qe ta fitoje statusin e vendit kandidat. Por kjo proteste dhuna humbja e jetes se njerezve japin nje imazh shume te keq per zhvillimin e metejshem te shtetit. Kjo ka qene shume zhgenjyese per mua sepse nuk e mendoja se gjerat do te merrnin kete forme tragjike. Demonstrata para kesaj ishte greve urie kjo e fundit solli tre te vrare. Cfare do te kete heren tjeter Keshtu qe eshte shume e rendesishme per mua qe te reagojne te gjithe me pergjegjshmeri - tha Eduad Kukan kryetar i delegacionit te PE-se per Evropen Juglindore.
Eduard Kukan siguron me tej se Brukseli do te ndihmoje Shqiperine. Ai pohon se disa nderhyrje per zgjidhjen e krizes politike nuk dhane rezultat por thekson se tashme duhet te perfshihen edhe institucione te tjera evropiane kete here per te arritur nje zgjidhje.
Sigurisht qe ne do te ndihmojme por tani eshte e nevojshme te gjejme formen se si duhet ta bejme kete. Pra te gjejme nje forme qe te kete vertet rezultate. Deri tani kemi bere shume tentativa por pa rezultat. Dhe kjo ndihme duhet te jete per mendimin tim e koordinuar midis PE-se Komisionit dhe institucioneve te tjera evropiane qe te mund tu mbushim mendjen politikaneve shqiptare qe eshte ne te miren e tyre te qytetareve dhe te vendit qe ata te ndalin dhunen dhe te fillojne me ne fund nje dialog politik te civilizuar mes tyre - vijon ai. I pyetur se a eshte demtuar imazhi i Shqiperise nga kjo ngjarje Eduard Kukan shprehet se kjo ngjarje mosmarreveshjet qe ekzistojne pamundesia per te kapercyer krizen per nje vit e gjysme tregojne nje dobesi dhe nuk duket gjithashtu se keto probleme do te zgjidhen se shpejti. Sigurisht qe kjo nuk eshte mire per imazhin e Shqiperise - shprehet Eduard Kukan
PPE Brok Rama te luftoje ne Parlament jo ne rruge
Pasi demonstrata e te premtes se kaluar u kthye ne nje demonstrate te dhunshme qe rezultoi me disa te vdekur Elmar Brok kryetar per Politiken e Jashtme ne Grupin e Partive Popullore Evropiane ne Parlamentin Evropian i ben thirrje Edi Rames PS ti jape fund luftes politike ne rruge dhe ta riktheje ate ne Parlament. Permes nje konference per shtyp perpara demonstrates qe organizoi kreu i PS-se Edi Rama tha se nuk do te kontrollonte turmen duke hequr nga vetja cdo pergjegjesi per dhunen.
Ngjarja vjen si pasoje e refuzimit nga ana e kreut te PS-se te rezultatit te zgjedhjeve te 28 qershorit 2009 megjithese OSBE i konsideroi keto zgjedhje te lira dhe te ndershme. Rama duhet ti jape fund rolit te tij destruktiv te cilin e shfaqi me thirrjet e tij per demonstrate te premten e kaluar ne vend qe te kerkoje marrjen e qeverise cka perben edhe nje pergjegjesi per te si lider i zgjedhur i opozites ne nje sistem parlamentar - u shpreh Brok. Planifikimi dhe zhvillimi i demonstrates se te premtes si dhe dhuna e ushtruar nga protestuesit dhe policia duhet te hetohen nga nje komision hetimor parlamentar nen pergjegjesine e lidershipit te te dyja partive ne vend qe te lejohet perkeqesimi i situates dhe dalja e saj jashte kontrollit.