E Diel, 1 Nëntor 2026

Demonstrata homazh opozita mbush sheshin me karafila te kuq

TIRANE- Zbulohen detaje te protestes homazh qe opozita pritet te mbaje te premten me 28 janar. Protesta pritet te filloje rreth ores 1400 ashtu sic eshte lajmeruar me pare nga vete kryetari Edi Rama ndersa piketakimi i protestuesve do te jete kryqezimi i unazes ne afersi te Piramides. Burime nga PS zbulojne se gjate gjithe protestes e cila mendohet te zhvillohet ne harkun kohor te nje ore do te kete vetem nje fjalim te kreut te opozites Edi Rama. Organizatoret do te shperndajne trendafila per te gjithe pjesemarresit ne proteste lule te cilet me pas do te vendosen ne vendin ku u vrane 3 protestues gjate demonstrates se 21 janarit si dhe para selise se Kryeministrise.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›