PD gati te anuloje manifestimin e se shtunes
Kryeministri Sali Berisha njoftoi mbreme se po shqyrton mundesine e anulimit te manifestimit kunder dhunes i parashikuar per diten e shtune. Kreu i qeverise doli ne nje konference per shtyp duke bere te ditur se mbeshtet kerkesen e ambasadorit amerikan per anulimin e tubimeve ndaj po sheh mundesine per mosmbajtjen e manifestimit paqesor. Z. Berisha tha se anulimi i tubimeve masive ne kete kohe eshte nje kerkese e Shteteve te Bashkuara te Amerikes ndaj per kete shkak po shqyrton mundesine e anulimit te mitingut te paralajmeruar per diten e shtune. Ka nje kerkese te dyte e cila ka te beje me mitingun e dites se shtune sepse ne menyre te pavetedijshme pasi e shtyva ne te shtune kishte te bente me dy rrethana nuk ishte dite pune dhe sinoptika. Publikisht dy dite me pare une paraqita nje kerkese dhe vleresoj mundesine qe eksperte te shquar te kesaj fushe te kontribuojne ne zbardhjen e te vertetes dhe jam per kete akt ne menyre me precize. Do mund te saktesohet ne humbjen e tre njerezve shkaqet rrethanat ku protestues humben jeten. Kjo perben nje detyrim te shtetit ligjor ne perpjekje per te permbysur nje qeveri per nje grusht shteti. Duke iu referuar demonstrates se 21 janarit Berisha vuri ne dukje se ka ftuar prokurorine per hetim te metejshem pasi kreu i opozites organizoi nje puc duke iu versulur dhe rrethuar Kryeministrine dhe per kete Rama do te perballet me pasojat e ketij akti. Rendom mund te shtrohet pyetja per nje hetim te besueshem mbasi ne daten 21 ne darke une apelin e pare per kete hetim ia drejtova prokurorise se shtetit dhe rrethana te cilat me pas kerkojne dhe garantojne se do te kete bashkepunim per procesin e ketij hetimi - tha me tej Berisha. Ai e cilesoi kete demonstrate si me te renden e koheve te fundit. Lidhur me protesten kunder dhunes Berisha tha Pasi e shtyva nga e merkura dhe zgjodha te shtunen nuk kishte lidhje me asgje tjeter pervecse ishte dite pushimi dhe prej kushteve atmosferike. Kjo eshte nje proteste kunder dhunes dhe pervec kerkeses per hetim te plote dhe te vertete edhe ne duhet te shqyrtojme mundesine e anulimit per te shtunen e takimit pasi nenkuptohet si nje levizje populiste. Nderkohe qe ajo kishte thjesht synim per denimin e dhunes por del jashte kontekstit. Ne po e marrim ne konsiderate kete kerkese e cila eshte kerkese edhe e ambasadoreve por edhe e shqiptareve kryesisht nga diaspora por edhe nga Shqiperia - u shpreh z. Berisha. Ai falenderoi angazhimin e SHBA-ve ne hetimin e demonstrates se 21 janarit. Falenderoj ambasaden amerikane per ndihmen qe ofroi per hetimin. E vleresoj shume kete akt sepse ne menyren me te sakte do te mund te saktesohet gjithcka lidhet me humbjen e tre jeteve shkaqet rrethanat me te cilat keta protestues humben jeten. Kjo perben nje detyrim per shtetin ligjor. Ne perpjekjen per grusht shteti mund te mos humbase jeten askush por mund ta humbsasin 3 13 300. Nje institucion i lire nuk jepet dhe nuk dorezohet u shpreh z.Berisha. I pyetur nese do te ekzistonte mundesia per tu ulur ne nje tavoline me kreun e PS-se Edi Rama kryeministri e perjashtoi kete duke deklaruar se lideri i opozites duhet te pergjigjet para ligjit per ngjarjet e 21 janarit.
Zoti Rama organizoi nje puc. Rama me njerez te hurit dhe te litarit u versul dhe rrethoi Kryeministrine. Ai do te perballet me pasojat e aktit te tij. E garantoj se kam qene dhe mbetem i vendosur per rrugen ligjore. Do te amnistohet cdokush tjeter pervec atij eshte shprehur Berisha. Kryeministri beri te ditur se ne asnje rast nuk do te perdoret ushtria nese do te kete riperseritje te trazirave duke e konsideruar kete si te panevojshme.