Arvizu: Tirana është debati i politikës
16/03/2011 Ambasadori amerikan përkrah Bashës për 50-vjetorin e Korpusit të Paqes
“Zgjedhjet e 8 majit janë shumë të rëndësishme për funksionimin e demokracisë”
Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Aleksandër Arvizu është shfaqur dje përkrah ministrit të Brendshëm Lulzim Basha, në përkujtim të 50-vjetorit të krijimit të Korpusit të Paqes. Në fjalën e tij, Arvizu theksoi rëndësinë që kanë zgjedhjet lokale të 8 majit, të cilat janë të rëndësishme për zhvillimin e mëtejshëm të demokracisë në vend. Sipas ambasadorit, politikat e qeverisjes lokale janë thelbësore në funksionimin e demokracisë. “Koncepti i qeverisjes në nivel lokal është prioritet për demokracinë në Shqipëri. Gjithashtu, rëndësia që ka procesi i decentralizimit. Dhe kjo është një arsye pse zgjedhjet e 8 majit janë shumë të rëndësishme. Politikat e nivelit lokal janë thelbësisht të rëndësishme për funksionimin e demokracisë”, u shpreh kryediplomati amerikan në Tiranë.
Gara për Tiranën
Në takimin e djeshëm, ambasadori Arvizu theksoi dhe rëndësinë politike që këto zgjedhje kanë për “marrjen” e kryeqytetit nga partitë konkurruese në këtë garë elektorale. Arvizu, duke vijuar më tej, në fjalën e tij vuri në dukje se me të drejtë lufta më e madhe për zgjedhjet lokale bëhet për Tiranën, ku ai përdori dhe një krahasim të vendit tonë me vendin e tij. “Them se Tirana është gjithë debati, siç përfshihet në SHBA Uashingtoni, e njëjta ndodh edhe me Tiranën në Shqipëri”, nënvizoi Arvizu. Deklarata e tij u bë dje gjatë përvjetorit të 50-të të Korpusit të Paqes, ku ishin të pranishëm ministri i Brendshëm Lulzim Basha, si dhe përfaqësues të Korpusit të Paqes.
Nga ana e tij, ministri i Brendshëm Lulzim Basha e falënderoi ambasadorin amerikan për vëmendjen që ai po tregon kohët e fundit mbi zhvillimet në vend. “Dua t’ju falënderoj me këtë rast edhe ju ambasador Arvizu, që bash si një nga misionarët e Korpusit të Paqes keni sjellë brenda një kohe shumë të shkurtër paqe dhe kthjelltësi në Shqipëri”, u shpreh ministri Basha. Gjithashtu, ai vlerësoi maksimalisht punën e bërë nga Korpusi i Paqes në vendin tonë. Gjatë takimit me vullnetarët e Korpusit të Paqes që veprojnë në Shqipëri, ministri i Brendshëm Basha u shpreh dje se “Korpusi i Paqes lindi 50 vjet më parë me misionin fisnik t’i shërbejë paqes botërore në një kohë të trazuar dhe të rrezikshme për të, nëpërmjet njohjes së njëri-tjetrit dhe ndarjes së përvojave të përbashkëta”. Duke iu referuar shifrave, Basha theksoi se prej 20 vitesh 295 vullnetarë kanë përzgjedhur Shqipërinë. “Dhe sot 18 prej jush jeni këtu. Ju punoni në bashkitë dhe komunat tona dhe e dini se sa i rëndësishëm është pushteti vendor për qytetarët. Se si përmirësohet jeta e njerëzve nëpërmjet shërbimit ndaj tyre. Eksperienca juaj në fushat e planifikimit urban, financës, mjedisit, zhvillimin ekonomik të turizmit, menaxhimit të informacionit, përfshirjen e komunitetit në vendimmarrje, gjuhës angleze etj., kanë ndikuar në rritjen e performancës së njësive vendore”, u shpreh Lulzim Basha, i cili më pas shtoi se “komunitetet e njësive të qeverisjes vendore ku ju punoni, kanë qenë të privilegjuara për një periudhë kohe, pasi ju keni qenë pjesë e tyre dhe keni mësuar traditën, kulturën e zakonet tona, të cilën e transmetoni në vendin tuaj në përfundim të mandatit tuaj fisnik si vullnetarë të Korpusit të Paqes”.
Ndihma e SHBA-së
“Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nëpërmjet Agjencisë Amerikane të Zhvillimit USAID, ka asistuar në shumë projekte për fuqizimin e decentralizimit dhe të formimit të qeverisjes vendore me programet e saj në vite. Kjo ka qenë një ndihmesë shumë e çmuar për pushtetin vendor dhe është vlerësuar shumë nga ana jonë”, deklaroi në fjalën e tij ministri i Brendshëm Lulzim Basha, gjatë ceremonisë së djeshme për 50-vjetorin e krijimit të Korpusit të Paqes nga ish-presidenti Kenedi.
Përballja televizive
Ambasadori amerikan në Shqipëri, Aleksandër Arvizu, rivlerësoi dje se zgjedhjet lokale janë të rëndësishme për demokracinë, pasi politikat e qeverisjes lokale janë thelbësore në funksionimin e demokracisë. Ambasadori Arvizu ka qenë i pari që ka shprehur mendimin se kandidatët që do të marrin pjesën në garën e ardhshme elektorale duhet të përballen ndaj njëri-tjetrit në debate televizive, duke lënë të nënkuptohej se ai pret me interes dhe përballjen Rama-Basha.
Dita e Verës
Në ceremoninë e djeshme në përvjetorin e 50-të të krijimit të Korpusit të Paqes, nuk munguan dhe notat e humorit mes Arvizut dhe ministrit Basha. Ambasadori amerikan në fjalën e tij theksoi se “ministri Basha tani është pak më i zënë me punë se zakonisht”, apo duke kujtuar festimet e Ditës së Verës, që diplomati amerikan theksoi se i ka shijuar së tepërmi. Dhe këtë e bëri në një mënyrë krejtësisht origjinale: duke ngritur mëngët dhe duke treguar se kishte vendosur në dorë dhe simbolin e festës pagane, atë të verores.
Arvizu-Berishës: Jam krenar për marrëdhëniet tona
Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu deklaroi dje se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë shumë të mira. Me një thirrje shumë kuptimplotë: “Rroftë miqësia shqiptaro-amerikane!”, ambasadori amerikan shprehu krenarinë e tij për arritjet e mira gjatë këtij bashkëpunimi dypalësh. Duke përshëndetur në ceremoninë kushtuar 20-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-ve, ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu u shpreh: “Jam shumë krenar për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe për atë që kemi arritur. Ndihem i sigurt për vitet më të rëndësishme, të cilat i kemi përpara nesh”. Në këtë kontekst, ambasadori amerikan solli në vëmendje festën e Ditës së Verës, e cila sikundër tha ai, duket se riktheu edhe gjendjen e qetësisë dhe të qytetarisë në bulevardin kryesor të Tiranës, që gati një muaj më parë u bë arena e vrasjes së katër demonstruesve dhe akteve të dhunës ndaj policisë. “Kjo është një javë e rëndësishme. Dje ishte Dita e Verës, dhe unë e kuptova se si ishte kjo ditë kur dola dje në bulevard. Është e rëndësishme që të hedhim vështrimin prapa për të parë për të ardhmen”, apeloi Arvizu. Gjatë ceremonisë për kremtimin e 20-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike me SHBA-të merrte pjesë Kryeministri Sali Berisha. Ky i fundit, gjatë fjalës së tij u shpreh se shqiptarët luftuan në një koalicion botëror me fuqitë e mëdha, porse idealet e tyre u tradhtuan më shumë se kudo në botë, duke nënvizuar se “ishte pikërisht kjo tradhti e klikës komuniste që erdhi në pushtet, që bëri të mbylleshin marrëdhëniet me SHBA-të”.
Hillari Klinton mesazh për 20-vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA
“Në Shqipëri të mbizotërojë sundimi i ligjit”
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, me rastin e 20-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, ka dërguar dje një mesazh për kombin shqiptar. Në mesazhin e saj, Klinton thekson se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. “Ne mirëpritëm vendimin në fund të vitit 2010 për të lejuar shqiptarët të udhëtojnë pa viza kudo në Bashkimin Evropian. Tashmë shqiptarët kanë arritur shumë, por më shumë punë mbetet në rrugën drejt BE-së, dhe ky vit do të jetë me rëndësi kyçe. Shqiptarët duhet të punojnë së bashku për t’u siguruar që vendi të ecë përpara dhe që ritmi të ruhet. Nxisim udhëheqësinë politike të Shqipërisë, si në qeveri ashtu edhe në opozitë, që të udhëheqin nëpërmjet llogaridhënies dhe transparencës dhe të respektojnë dhe të forcojnë sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut. Kjo është mënyra më e mirë për të demonstruar përkushtimin e tyre ndaj ndërtimit të së ardhmes së sigurt dhe të begatë”, thekson Klinton.
Anëtarësimi në BE
“Kjo ditë përkujton partneritetin tonë, na kujton përparimin e bërë dhe nënvizon premtimin e së ardhmes së Shqipërisë, sidomos ndërkohë që ju ndërmerrni hapat e nevojshëm për të arritur synimin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, thuhet në deklaratën e Hillari Klinton.