Vrasja e Kurmemaj, në sitë dhe grindjet në burg
16/03/2011 Mblidhen drejtuesit e lartë të policisë: Vrasja nga profesionistë, nuk lanë as gëzhojat
SHKODER- Ngjarja e pasdites së të hënës, në lagjen “Kiras” të qytetit të Shkodrës, ku u ekzekutua me armë zjarri pistoletë shtetasi 46-vjeçar Astrit Kurmemaj, ka mbledhur së bashku, ditën e martë, drejtuesit e lartë të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër me drejtuesit e Prokurorisë së këtij rrethi gjyqësor.
Verifikimi i konflikteve
Burimet policore shprehen se gjatë këtij takimi janë verifikuar edhe njëherë të gjitha dosjet ku përmendet si i akuzuar, apo mbi bazën e të cilave është dënuar viktima Kurmemaj. Sipas burimeve, nëpërmjet dosjeve janë verifikuar konfliktet që ka pasur në të shkuarën viktima, ndërkohë që është kërkuar që të punohet për zbardhjen e ndonjë problemi, apo konflikti të mundshëm që shtetasi Kurmemaj mund të ketë pasur me persona të tjerë gjatë periudhës që vuante dënimin për vrasje. Të njëjtat burime shprehen se verifikimi i të gjithë dokumentacionit që ka Prokuroria dhe policia për shtetasin Kurmemaj janë bërë për të nxjerrë dhe për të arritur në përcaktimin mirë të pistave ku duhet përqendruar puna për zbardhjen e shkaqeve të vrasjes së tij. Përveç pistës së gjakmarrjes, grupi hetimor tashmë ka ngritur dhe pistën e hakmarrjes nga persona me të cilët shtetasi është përfshirë në të shkuarën e tij para se të burgosej, apo dhe gjatë kohës që vuante dënimin në burgun e Shën Kollit të Lezhës për vrasjen e shtetasit Luan Muça. Ndërkohë burimet policore shprehen se krahas punës për kërkimin e dy personave që janë si të dyshuarit kryesor të kësaj ngjarjeje në komisariatin e policisë Shkodër janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje 15 persona, të cilët mendohet se kanë dijeni, apo kanë parë ngjarjen. Ndërkohë burimet shprehen se banorët e lagjes ku ndodhi vrasja janë shprehur se kanë dëgjuar dy krisma të mbytura, çka përputhet dhe me ekspertizën e bërë pas ngjarjes. Të njëjtat burime shprehen se përveçse autorët kanë ditur dhe ndjekur të gjitha lëvizjet e shtetasit Kurmemaj, kanë njohur dhe zonën ku do kryenin krimin, ndaj kanë mundur të largohen me shpejtësi, pa rënë në duart e policisë, që ka mbërritur menjëherë në vendngjarje. Autorët mendohet të kenë qenë profesionistë, jo vetëm sepse kanë arritur të mbajnë nën vëzhgim viktimën, pavarësisht se ishte i maskuar me kapele dhe syze, por edhe nga mënyra e ekzekutimit nga afër me pistoletë në kokë me dy plumba në të njëjtin vend, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Autorët e krimit kanë shkuar më tej, duke u treguar gjakftohtë pas vrasjes, pasi kanë marrë me vete dhe gëzhojat për të mos lënë asnjë gjurmë nga vepra që kishte kryer. Shtetasi Astrit Kurmemaj u ekzekutua rreth orës 15:30 të së hënës, në afërsi të banesës së tij, në lagjen “Kiras” të qytetit të Shkodrës. Viktima ishte me leje pesë ditore nga burgu i Shën Kollit, ku po vuante dënimin për vrasjen e shtetasit Luan Muça, ngjarje kjo e ndodhur në prill të vitit 2003.