Arvizu-Topi: Situata politike në fokus të ditës

Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë Aleksandër Arvizu ka shprehur shqetësim për mungesën e dialogut mes partive politike në Shqipëri. Duke iu referuar burimeve për “Ora News”, Ambasadori amerikan ka drekuar me Presidentin Bamir Topi në lokalin “Te Richie” në Tiranë.
Duke iu referuar deklaratave të mëparshme të Arvizu, ato nuk kanë qënë tejet pozitive. Duke folur për zgjedhjet e 8 Majit, Arvizu ka bërë thirrje për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që dalin nga to.