E Shtunë, 31 Tetor 2026

Totti mungon ndaj Lazios?

Roma ka marrë disa lajme zhgënjyese dhe mund të jetë pa kapitenin Francesco Totti në derbin e qytetit përballë Lazios.

Trajneri Vincenzo Montella duket se nuk do ta ketë sulmuesin me përvojë për derbin e fundjavës ndaj Biankocelestëve, pasi kapiteni ka pësuar një dëmtim në pulpë gjatë udhëtimit të kësaj jave te ekipi ukrainas Shakhtar Donetsk, ku Roma u eliminua nga Liga e Kampionëve.

Totti ka munduar dje në stërvitje dhe ka shumë pak gjasa të arrijë të rikuperohet për ndeshjen e të dielës.

Roma ka nevojë për tre pikë ndaj Lazios për të mbajtur gjallë shanset e tyre për kualifikim në Ligën e Kampionëve. Ata aktualisht janë në pozitën e gjashtë të tabelës, duke ndjekur Lazion mepesë pikë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›