E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet, Asambleja e PS vendos kriteret për kandidatët

Asambleja e Partisë Socialiste është mbledhur sot në prag të zgjedhjeve vendore të 8 majit.

Asambleja e cila zhvillloi punimet me dyer të mbyllur për mediat ka vendosur edhe kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët socialistë që do të konkurojnë në 8 maj për kryetar komune, bashkie dhe anëtarë të këshillave vendorë.
 

Sipas PS-së sipas kritereve të vendosura nga Asambleja do të bëhet edhe përzgjedhja e kandidatëve dhe më pas do të publikohet edhe lista e kandidatëve të kësaj force politike për njësitë vendore.
 

Kriteret e vendosura nga Asambleja e PS-së kanë të bëjnë me formimin profesional dhe integritetin moral të kandidatëve si dhe për kontributin që kanë pasur këta kandidatë në parti.

Gjithashtu Asambleja ka vendosur që të mos përjashtohen automatikisht nga gara të gjithë kandidatët të cilët kanë qënë humbës në zgjedhjet e vitit 2007 por do të vendosë kryesia e partisë nëse ata do të garojnë në zgjedhjet e 8 Majit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›