Indi, aktivisti i jep fund grevës së urisë

Një aktivist indian për reformat, protestat e të cilit nxitën zemërimin e njerëzve në mbarë Indinë, i ka dhënë fund grevës së urisë në ditën e 13-të, pasi parlamenti ra dakord t`i plotësojë kërkesat e tij për ligje më të ashpëra kundër korrupsionit.
74-vjeçari, Anu Hazare i dha fund grevës së urisë sot në Neë Delhi, kur dy fëmijë të vegjël i ofruan atij një gotë me lëng arre kokosi dhe mjaltë.
Hazare, i cili ka humbur peshë gjatë grevës së urisë, pritet që të shtrohet sot në spital. Ai i tha përkrahësve, se edhe pse hoqi dorë nga greva e urisë, do t`i vazhdojë përpjekjet për reforma. 74-vjeçari nuk dukej keq me shëndet, edhe pse ai humbi 7 kilogramë gjatë 13 ditëve të grevës së urisë.