E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu: Vizat me SHBA nuk hiqen. Ka njerëz që e urrejnë nismën tonë Vepro Tani

aleksander-arvizu3Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, duke folur në një takim me studentët e Universitetit të Tiranës, tha se vizat me Shtetet e Bashkuara nuk mund të hiqen dhe se Shqipëria nuk është gati.

Ka disa kritere që e bëjnë një vend të vlefshëm për programin e liberalizimit të vizave dhe një prej tyre është niveli i refuzimit të vizave, që duhet të jetë nën 3%. Vitin e shkuar kalendarik, niveli i refuzimit të shqiptarëve ka qenë 40.5% dhe nëse do shihni, vitet e fundit, ska qenë nën 30% dhe ska shkuar mbi 45%. Pra, një staticien mund të më thotë se cili është probabiliteti. Faktet janë fakte. Diçka tjetër që mund ta bazoj këtë është se ne nuk negociojmë si me BE-në. Ndoshta ju si shqiptarë jeni mësuar që çdo 6 muaj, vjen një nga Brukseli e ju thotë se keni bërë përparime etj. etj. Por, nuk ka negociata, nuk ka një raportim të statusit; pra, ose kualifikohesh ose nuk kualifikohesh. Ju nuk jeni gati, tha Arvizu.

Ambasadori tha se vota është e rëndësishme.

Informacioni është jetik për të ditur si do ta përdorësh votën  tënde. Vota është e shenjtë, hapi i parë është të qenit i informuar mbi partinë dhe kandidatët dhe më pas ata të marrin votën tënde. Gjithçka nis me pasjen e informacionit të duhur. Zëri juaj, vota juaj, vota juaj është zëri juaj. Ju mund të thoni thjesht jam një votues, dhe nëse votoj, nuk ka rëndësi. Sigurisht që ka rëndësi, pasi ka raste kur një votë e vetme merr  shumë rëndësi. Në të shkuarën vetëm pak vota kanë bërë që një parti të shpallet fituese. Kemi shembullin në New Hampshire në vitin 1974, kur është ndarë vendi me dy vota. Dimë dhe rastin e Shqipërisë me 10 vota. Florida në vitin 2000 ka pasur ndryshim me 500 vota. Nëse ju nuk flisni, njerëzit do e marrin votën tuaj për të mirëqenë, tha Arvizu.

Ambasadori amerikan tha se ka njerëz në Shqipëri që e urrejnë nismën e ambasadës amerikane Vepro Tani.

Së bashku me disa kolegë në ambasadë kemi ndërmarrë nismën ACT NOW (Vepro Tani). Jam me të vërtetë krenar për këtë nisëm. Dua të jem i sinqertë me ju. Disa njerëz në Shqipëri e urrejnë atë. Ata e urrejnë Vepro Tani. Përse e urrejnë? Është shumë e thjeshtë. Disa njerëz mendojnë se ne po ndihmojmë shoqërinë civile. Jo. Shoqëria civile mund të jetë mjeti. Vepro Tani nuk është asgjë më shumë se sa të përpiqesh të bësh gjëra. Që zëri juaj të dëgjohet dhe të ketë vlerë. Vepro Tani nuk ka asnjë lidhje me politikën, nuk mban kahun e njërës apo tjetrës palë. Cilitdo që nuk i pëlqen Vepro tani, kjo më tregon se si ata ndihen për popullin shqiptar. Në cilëndo demokraci dhe në SHBA njerëzit të thonë dhe unë jam zyrtar i qeverisë amerikane. Ata thonë mos beso se çfarë të thotë qeveria. Kjo nuk është këshillë e keqe. Si amerikan unë përfaqësoj qeverinë dhe dua që njerëzit të besojnë atë që unë bëj, por si qytetar unë nuk besoj gjithçka që qeveria më thotë mua dhe mendoj se kjo është e shëndetshme. Mos besoni gjithçka që ju thuhet, pasi keni fituar të drejtën që të mendoni lirisht të bëni zgjedhjet tuaja dhe jo të tjerët ta bëjnë atë./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›