E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu, Wollfarth dhe Sekui takojnë Ramën

TIRANE- Trojka e Ambasadorëve, ai i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu, i Prezencës së OSBE-së, Eugen Wollfarth dhe i Bashkimit Evropian, Etore Sekui kanë mbërritur pasditen e sotme në selinë e Partisë Socialiste.

Nga të dhënat e para mësohet se ambasadorët  do të takohen me kreun e partisë më të madhe opozitare, Edi Rama për të diskutuar mbi çështje të aktualitetit politik. Tri nga çështjet kryesore janë reforma parlamentare dhe ajo zgjedhore, si edhe zgjedhja e Presidentit të ri të Republikës.

Në një koment të mëhershëm ambasadori i OSBE-së, Wollfarth, nga qyteti i Elbasanit kërkoi që zgjedhja e Presidentit të bëhej duke respektuar Kushtetutën, duke shtuar se, partitë duhet të siguronin një proces dinjitoz.

Për reformën parlamentare,ai tha se është duke u punuar në nivel ekspertësh, dhe së shpejti një grup i OSBE/ODIHR do të jenë sërish në Tiranë për vëzhgimet e mëtejshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›