Presidenti,Berisha:Konsultime dhe me opozitën
TIRANE- Kryeministri Sali Berisha nuk e përjashtoi mundësinë e konsultimeve me opozitën në kuadër të zgjedhjes së Presidentit të ri. Në bashkëbisedimin e tij me gazetarët, Berisha tha se, konsultime mund të bëhen edhe me opozitën.
Do të jetë padiskutim kushtetues, por nuk i përjashtojmë konsultimet. Konsultimet janë të hapura, por Presidenti do të jetë një nga personalitetet e shquara të PD-së.- tha Berisha.
Duke iu referuar diskutimeve të aktuale mbi presidentin, Berisha tha se nuk mund të kemi një president as të majtë as të djathtë, pasi sipas tij, kjo teori u përmbys në zgjedhje.
“Topi, akte rekord të dhunimit të Kushtetutës”
Kryeministri Sali Berisha duke iu referuar zgjedhjes së nënkryetarit të KLD-së, mohoi të ketë një ngërç mes Parlamentit dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Në një bashkëbisedim me gazetarët, kreu i qeverisë akuzoi Presidentin Topi se po regjistron akte rekord në historinë e një demokracie të dhunimit të Kushtetutës.
Nuk ekziston asnjë edhe një ngërç i vetëm midis Parlamentit dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Ekziston një përpjekje e re për të dhunuar Kushtetutën e vendit nga Presidenti, i cili e mbyll mandatin duke regjistruar akte rekord në historinë e një demokracia të dhunimit dhe thyerjes së Kushtetutës. Të një zotërie që në konceptin më primitiv, me rudimentarë, me të prapambetur konsideron karrigen e presidentit mbi ligjin themelor të Shtetit- tha Berisha.
Kushtetuta nuk ka lënë hapësirë që trupa gjyqësore e vendit të përfaqësohet nga shtatë apo tetë gjyqtarë, vazhdoi më tej Berisha, është taksative kur thotë se përfaqësohet nga 9-të.
Kushtetuta në frymën e saj thotë se nga këta nëntë gjykatës nuk mund të zgjedhë nënkryetarin, duke shtuar se nënkryetari mund te jete vetëm perfaqesues i Parlamentit.
Berisha theksoi se ish nenkryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise, Kreshnik Spahiu, sot kryetar i partise Aleanca KuqeZi, u shkarku.
Presidenti Topi tha Berisha, a i perket maxhorances, do ta mbylle ditë më ditë mandatine tij.