Lideri i opozitës takim me përfaqësuesit e BE-së, SHBA-së dhe OSBE-së

Rama me ambasadorët
Ambasadori i SHBA-së, BE-së dhe kreu i prezencës së OSBE-së po zhvillojnë një takim me liderin e opozitës në selinë rozë. Aleksandër Arvizu, Etore Sekui dhe Eugen Volfart po diskutojnë me Edi Ramën lidhur me përfundimin e hartimit të reformës parlamentare.
Tre përfaqësuesit ndërkombëtar gjithashtu takohen me Ramën për të diskutuar me reformën zgjedhore dhe procesin për zgjedhjen e presidentit të ri. /F.S/
(vijon)