Berisha: Sondazhet tregojnë se Ramën e votojnë vetëm 40% e socialistëve, 35% e tyre votojnë për Bashën

Sali Berisha
Kryeministri i vendit Sali Berisha po mban një takim me gazetarët. Në fjalën e tij Berisha ka folur për një sondazh lidhur me zgjedhjet e ardhshme. Kreu i qeverisë dha shifrat e sondazhit por nuk tregoi kompaninë e realizimit të kësaj ankete.
E dini ju se si i dalin pollet Ramës. Më dëshpërueset në karrierë, në të gjithë jetën e tij nuk ka pasur pollet të tilla dëshpëruese. Një, Partia Socialiste 5 pikë pas Partisë Demokratike, jo me koalicion. Dy, Ramën e votojnë vetëm 40% e socialistëve. Berishën e votojnë 90% e demokratëve. 35% e socialistëve votojnë Lul Bashën, tha Berisha.
Lidhur me akuzat e botuara në të përditshmen kosovare Zëri, Berisha është përgjigjur se artikulli ishte klithmë e mafies së dëshpëruar.
Djali im i ka dhënë përgjigje të qartë kësaj. Cili është realiteti tjetër. Kjo ishte një klithmë e radhës e mafies së dëshpëruar. Për Sali Berishën, mafia nuk ka dhe, atdheu i saj është shpella ku ndan paratë e krimit. Mafia nuk ka fytyrë ka vetëm fytyrën e krimit. Nuk ka moral ka vetëm trofenë që plaçkit. Në rastin konkret janë përgjigjur sot qartësisht si Enti si OST, e cila ka informuar shqiptarët se oferta për të cilën pretendon Edi Rama është 30% më e shtrenjtë, më e kushtueshme se oferta për të cilën drejtuesi i OST-së mendon se duhet të fitojë. Ministria e Financave ka informuar sot shqiptarët, nuk ka pranuar dhe nuk pranon një borxh prej 10 milion dollarë më shumë mbi shpatullat e shqiptarëve për shkak të preferencave që tregon cilidoqoftë për një kompani për të përjashtuar një tjetër. Sot u kujtua edhe ky (Edi Rama) të bëhet patriot më së fundmi. Unë e mirëpres por ra në grackë. I doli, noton edhe ky te 30%. Linja do bëhet nuk ka diskutim, u shpreh kryeministri. /F.Stafa/
(vijon)