Arvizu: Zgjedhjet e 8 majit ndikim në politikë

Zgjedhjet e 8 Majit përveç se do të caktojë kryetarët e bashkive dhe komunave të vendit do të kenë ndikim edhe në politikën kombëtare.
Kështu është shprehur ambasadori I SHBA-së në Tiranë gjatë një vizite në qytetin e Shkodrës. Gjithashtu Arvizu ka vlerësuar edhe punën e bërë nga të dyja kampet politike për zhvillimin e zgjedhjeve vendore të 8 majit.
“Kam takuar kandidatë për kryetar bashkie të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste në shumë rrethe. Jam I kënaqur nga puna që kanë bërë të dyja kampet pasi I kam vëzhguar nga afër” theksoi Arvizu.
Ambasadori I SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu gjatë vizitës në Shkodër është takuar me kryetarin e bashkisë Lorenc Luka dhe me prefektin Maxhid Cungu.