Kuvendi, PD-PS kërkesë për pezullimin e punimeve
Ka nisur seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë ndërkohë që pritet që mazhoranca dhe opozita t`i kërkojnë Kuvendit pezullimin e punimeve për tre javë për shkak të angazhimit të deputetëve në fushatën elektorale të zgjedhjeve vendore të 8 majit.
Gjithashtu gjatë seancës së sotme pritet të ketë debate mes mazhorancës dhe opozitës për vleresimin e veprimtarisë së Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për vitin 2010”. Kjo e fundit e akuzon KQZ për vendime të cilat nuk janë në përputhje me kodin Zgjedhor.
Një tjetër pikë ku pritet të ketë debate është edhe ligji për amnistinë fiskale. Shumica parlamentare pritet ta paraqesë sot në Kuvend ligjin për amnistinë ndërkohë që diskutimin e djeshëm në komisionin e ekonomisë opozita e ka kundërshtuar atë duke e cilësuar si një masë e ndërmarrë nga qeveria në kohën e fushatës elektorale.