E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama dhe Karzai dënojnë djegien e Kuranit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama dhe presidenti i Afganistanit Hamid Karzai kanë dënuar djegien e Kuranit nga pastori fundamentalist i një kishe të vogël në Florida.

Gjatë një videokonference, dy presidentët e dënuan edhe dhunën vdekjeprurëse që u nxit nga incidenti.

Shtëpia e Bardhë tha se Karzai dhe Obama kanë biseduar edhe një varg çështjesh të tjera, përfshirë dorëzimin gradual të sigurisë në Afganistan nga trupat e Shteteve të Bashkuara dhe ato të NATO-s.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›