Arvizu: Zgjedhjet e sivjetshme, poaq të rëndësishme sa të 1992-it
$(function() {
// Basic carousel, no options
$('#foo0_banner_dx4').carouFredSel();
// Basic carousel + timer
$('#foo1_banner_dx4').carouFredSel({
items : 1,
direction : "down",
auto : {
easing : "elastic",
duration : 2000,
pauseDuration: 25000,
pauseOnHover: true
}
}).find(".slide").hover(
function() { $(this).find("div").slideDown(); },
function() { $(this).find("div").slideUp(); }
);
});
.list_carousel_banner_dx4 {
width: 636px;
height:100px;
overflow:hidden;
}
.list_carousel_banner_dx4 ul {
margin: 0;
padding: 0;
list-style: none;
display: block;
}
.list_carousel_banner_dx4 li {
width: 636px;
height: 100px;
padding: 0;
margin: 0;
display: block;
float: left;
}
Të tjera rreth shkrimit LSI dhe LRI, aktivitet 6-ditor në Jal të Vlorës
VLORË- Ambasadori amerikan Alexander Arvizu nga Jala e Vlorës ka folur sot për situatën paszgjedhore në Shqipëri. Ai tha se “Zgjedhjet e 23 qershorit 2013 ishin historike dhe po ashtu si ato të vitit 1992, ishin shumë të rëndësishme për Shqipërinë, pasi sollën ndryshimin.
Këtë radhë, PS-ja punoi më fort e mori 90 mijë vota më shumë. I rëndësishëm për SHBA-në është konsolidimi i demokracisë,"- tha ai.
Duke komentuar fushatën, Arvizu vuri në dukje gjithashtu se "gjatë saj pati përpjekje që feja të kthehej në çështje elektorale, përpjekje për të krijuar ndarje veri-jug, por që të dyja këto përpjekje dështuan.
Arvizu ka folur gjatë aktivitetit të Lëvizjes Rinore për Integrim, filluar dje në Jal dhe që do vazhdojë deri të shtunën, aktivitet i përvitshëm për politikën shqiptare, duke filluar nga zgjidhja e problemeve të rinisë.
Përveç drejtuesve LSI-së, forumi rinor i LSI-së ka ftuar edhe ambasadorin e SHBA-së Alexandër Arvizu dhe atë të BE-së, Ettore Sequi. Ambasadori i SHBA-së Arvizu referoi sot mbi temën “Vizioni i SHBA-së për Shqipërinë dhe Ballkanin” duke theksuar ndër të tjera se "vendosja e ligjit është me shumë rëndësi. Kjo gjë përfaqëson vlerat e demokracisë. SHBA ka investuar miliona dollarë për funksionimin e ligjeve dhe tashmë po punojmë me Prokurorinë për çështjet e drejtësisë dhe me Policinë.
Por, nëse njerëzit nuk paguhen, nuk mund të luftohet korrupsioni. Rritja ekonomike dhe lufta kundër korrupsionit duhet të ecin paralel,"- ka përfunduar ai.
Në takim ka referuar edhe ambasadori i BE-së, Ettore Sequi, i cili mbajti temën “Çfarë përfaqëson BE për Shqipërinë dhe sfidat e menjëhershme për Tiranën”
Ai preku në radhë të parë, çështjet e pronësisë: “Unë besoj se një pjesë e juaja kanë probleme pronësie ose janë në djeni të tyre në Shqipëri,”- tha ai. – “Ky është një shqetësim konkret që ndikon edhe në i integrimin e vendit në BE.
Po ashtu, ju keni një industri peshkimit mjaft të mirë, por një arsye pse nuk eksportoni ka të bëjë me standartet e konservimit të peshkut dhe progresi drejt BE-së ka të bëjë me rritjen e standarteve të cilësisë për konsumatorin shqiptar,” - ka theksuar Sequi.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)