E Diel, 1 Nëntor 2026

Tare: Në shtator nis aksioni për ti dhënë fund njëherë e mirë zaptimit të bregdetit shqiptar

10-prill-A.Tare_www.ps_.al_Deputeti i  Partisë Socialiste Auron Tare konfirmon  se qeveria e re do te nisë aksionin  për prishjen e ndertimeve pa leje në bregdetin shqiptar.

Ai thekson se  këtij aksioni do ti paraprijë  krijimi i autoritetit shtetëror të bregdetit, një njësi operative që do të merret  ekskluzivisht me problemet e shumta që ka bregdeti shqiptar.

 Ndërhyrja në bregdet do të fillojë në shtator me krijimin e autoritetit shtetëror të bregdetit , një njësi operative që do të merret me problemet e mëdha të bregdetit shqiptar. Me krijimin e këtij institucioni do të fillojë puna  për identifikimin e problemeve të mëdha  që ka sot bregdeti shqiptar dhe dhënies së zgjidhjeve  reale për përmirësimin  e situatës aktuale. Ndërtimet pa leje sigurisht do të prishen pa asnjë mëdyshje, por problem nuk janë vetëm ndërtimet pa leje. Janë një sërë çështjesh shumë të mprehta dhe më të thella, të cilat dëmtojnë  seriozisht  ndërtimin e një turizmi modern  në bregdetin shqiptar. Mbrojtja e pronës publike  në bregdet , ruajtja e karakterit të saj natyror dhe disponueshmëria  e saj për nevojat publike duhet të jenë çështje të rëndësisë kombëtare, shprehet Tare për gazetën Shqip.

Tare pohon se e  vlerëson  nismën e kryeministrit Rama, për tu dhënë mundësi qytetarëve  të jenë pjesë e mbrojtjes së bregdetit përmes denoncimeve të tyre.

Deputeti socialist siguron  se edhe qytetarët skeptikë  do të kenë mundësinë të shohin se qeveria e re  do tia arrijë ti japë  fund njëherë e mirë  zaptimit të bregdetit shqiptar./ A.XH

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›