E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu dhe Sequi rikthehen sot tek Njesia 5

Njesia 5 është rikthyer tashmë në vëmendjen e të gjithëve, jo vetëm të politikës shqiptare por edhe trupit diplomatik në vend. Ambasadori i amerikan dhe ai i BE-së pas pranisë së tyre mbrëmjen e djeshme në Njësinë numër 5 janë rikthyer sot paradite për të ndjekur nga afër procesin e numërimit të të 8 kutive të fundit që kanë mbetur në këtë qendër.

Kështu mëngjesit të sotëm, në qendrën e numërimit të votave janë paraqitur ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Aleksandër Arvizu dhe ambasadori i BE-së, Etore Sequi dhe mjaft vëzhgues ndërkombëtarë.

“Ne jemi të parët sepse jemi të përpiktë dhe kemi shumë interes për procesin e numërimit të votave”, tha Sequi. Ndërkohë që puna për numërimin e 8 kutive të mbetura nuk ka nisur ende edhe pse ishte paralajmëruar në orën 08:00.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›