E Diel, 1 Nëntor 2026

Tregu i shumices i Korces kontrata me fermeret

Nënshkrim kontratash për shitje–blerje të prodhimeve bujqësore , blektorale dhe të pemtarisë,kjo është puna që po bëhet nga drejtoria e tregut të shumicës në qytetin e Korcës për të shmangur nxjerrjen jashtë përdorimit të këtyre produkteve kryesisht në zonat e thella,për shkak të pamundësisë së fermerëve për ti nxjerrë ato në treg.

"Mesatarisht në pikun e kohës së prodhimeve bujqësore, që i përket kohës qershor deri në tetor, mesatarisht në tregun tonë kanë shitur 160 fermerë. Por superprodhimi i mallrave të tyre kërkon që të lidhen kontrata. Mendimi im konkret është që tregtarët dhe fermerët të lidhin kontrata, me qëllim që fermerët të kentë të siguruar shitjen e tyre. Por sigurisht shitja e këtyre mallrave me kontrata kërkon dhe standardizimin e këtyre mallrave", tha Arjana Pupa, Drejtore e Tregut të Shumicës, Korcë.

Viti i kaluar bujqësor ishte shumë i  begatë në të gjitha prodhimet për fermerët e Korçës dhe të zonës juglindore të vendit.Por  për shkak të largësisë së tyre me qytetin një pjesë e madhe e tyre u detyruan ti groposin këto produkte.Tashmë me nënshkrimin paraprak të kontartave për prodhimet e 2011 ky fenoment pritet të minimizohet.

Jorgjeta Gjanci

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›