Arvizu mesazh: ‘Act Now’, voto të zgjedhësh udhëheqësit e ardhshëm
TIRANË-Ndërsa partitë sot heshtin, fjalën e kanë marrë ambasadorët. Duke përfituar nga rrjetet social, Ettore Sequi, përfaqësues i BE në vendin tonë dhe ambasadori amerikan në lagim Alexandër Arvizu janë shprehur mbi 23 Qershorin.
Në 1 vjetorin e krijimit të nismës “Act Now”, Arvizu ka dhënë një video-mesazh në Facebook ku ka theksuar vecanërisht, datën 23 Qershor. Ambasadori thekson se është kjo dita kur shqiptarët duhet të veprojnë, të shprehin me votë zgjedhjen e udhëheqësve të ardhshëm.
“Dhe, siç e kam thënë dhe më parë, ka qenë diçka që na ka ngrohur zemrën të gjithëve ne këtu në Ambasadë, kur kemi parë se si kjo ide ka arritur të prekë imagjinatën e njerëzve, dhe se si njerëzit e kanë përqafuar atë ide me entuziazëm. Në mbarë vendin, ne kemi parë nisma, të medha e të vogla, që i kanë afruar njerëzit ndaj njeri-tjetrit, i kanë bërë bashkë ata, në një frymë shprese, optimizmi dhe pozitiviteti, të cilat, në të vërtetë, përfaqësojnë pikërisht nismën ACT Now!
Të dielën, në 23 qershor, shqiptarët në mbarë vendin do t'iu drejtohen kutive të votimit dhe do të angazhohen realisht në aktin më të rëndësishëm të nismës ACT Now!, që është të shprehurit e rolit të tyre, dhe dhënia e votës së tyre për zgjedhjen e udhëheqësve të ardhshëm”.
Në këtë përvjetor të parë të nismës ACT Now!, ambasadori pasi falnedroi përpjekjet e personelit për të bërë ealitet nismën, përmbyll mesazhin me fjalët “Dhe tani, në fund, dëshirojmë të themi… VEPRO Tani!”
Ndërkaq, përfaqësuesi i Bashkimit Europian në vendin tonë, Ettore Sequi ka përshëndetur ardhjen e Eduard Kukan në Tiranë. “Të punojmë së bashku për zgjedhje të mira . Të punojmë për të ardhmen europiane të Shqipërisë “, citon Sequi në mesazhin e tij në Twitter.
(d.b/BalkanWeb)