E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligji ndalon mediat, partitë i sulen rrjeteve sociale për fushatë (FOTO)

topalli1Tiranë- Ndërkohë që ligji ndalon mediat gjatë heshtjes zgjedhore, partitë u janë vërsulur rrjeteve sociale për të bërë fushatë një ditë para zgjedhjeve.

Politkikanë të ndryshëm, si nga e majta ashtu edhe e djathta, nuk e kanë respektuar heshtjen, pasi në profilet e tyre në Facebook, ata sërish përcjellin mesazhe lektorale.

Duke filluar që nga kryeparlamentarja Jozefina Topalli, e cila u kërkon qytetarëve të Shkodrës, qyteti dhe ku ajo kanodidon, që nesër të shkojnë masivisht në votime dhe të votojnë për Partinë Demokratike. Po ashtu ministri Genc Ruli, i cili u drejtohet të rinjve të Gjirokastrës që votojnë për herë të parë duke i ftuar të votojnë numrin 44.

Deklaratat nuk kanë munguar edhe nga kampi opozitar, ku deputeti Simir Tahiri u kërkon qytetarëve të votojnë dhe të mos mos e shesin votën.
Po ashtu edhe krytarja e FRESH-it, Elisa Spiropali, e cila shprehet se shqiptarët duhet të votojnë 29-ën, në mënyrë që të rilindë Shqipëria.

Ajo që ra në sy ishte se të gjithë televizionet e respektuan heshtjen zgjedhore, pasi që pas mesnate nuk ka pasur asnjë lajm lidhur me fushatën. Por ato që dështuan ishin mediat on-line, pasi në mëngjes në faqet e tyre kishin ende lajme të ditës së djeshme.

Postimi i kryeparlamentares Topalli

Postimi i kryeparlamentares Topalli ◄ Back Next ► Picture 1 of 6

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›