E Diel, 1 Nëntor 2026

Londër, Snowden: Shërbimi britanik i përgjimeve më keq se ai amerikan

LONDËR- Sipas dokumenteve të vëna në dispozicion të së përditshmes britanike "The Guardian" nga ish-konsulenti amerikan Edward Snowden, shërbimi britanik i përgjimeve GCHQ mbledh të dhëna në nivel botëror që përfshijnë komunikimet në internet dhe telefona celularë.

Snowden u shpreh se ''agjencia britanike është më keq se ajo amerikane NSA''.

Sipas tij, agjencia britanike GCHQ, merret me një sasi të konsiderueshme të dhënash private, që i ndan më pas me agjencinë amerikane NSA.

"Zyrat qendrore të agjencisë britanike GCHQ, sipas Snowden, mund të ruajnë të dhënat e marra nëpërmjet kabujve të fibrave optike, deri në 30 ditë në kuadër të operacionit "Tempora", që ka nisur prej 18 muajsh", citoi sot e përditshmja britanike "The Guardian".

"Nuk bëhet fjalë thjesht për një problem amerikan. Edhe Britania e Madhe luan një rol të konsiderueshëm. Ata janë më keq se amerikanët", deklaroi Snowden për "The Guardian".

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›