Arvizu në Elbasan: Mendoj njësoj si Countryman për zgjedhjet

Edhe nëse ambasadori amerikan kryen një aktivitet në Shqipëri që nuk ka lidhje me zgjedhjet, media që i dretjohet atij e përqëndron interesimin pikërisht për zgjedhjet. Kështu ka ndodhur ditën e enjte në Elbasan kur diplomati Aleksandë Arvizu ishte prezent në ceremoninë e përvitshme të betimit të vullnetarëve të korpusit të paqes në vendin tonë. Por Arvizu nuk i ka hequr asnjë presje deklaratës që zëvendësndihmës sekretari i shtetit Thomas Countryman ka bërë një ditë më parë në një intervistrë për Zërin e Amerikës.
“Një ditë më parë, zoti Kantrimen ka dhënë një interviste lidhur nme situatën aktuale në Shqipëri. Intervista e tij ishte e thjeshtë, konçize dhe mjaft e kuptueshme, në qoftë se e keni lexuar me kujdes deklaratën e zotit Kantrimen do të kuptoni se nuk ka asnjë pyetje sa i përket qëndrimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për situatën në vend. Kështu që unë e përkrah atë që Kantrimen ka thenë në intervistën e tij. Ju duhet të klezoni të gjithë deklaratën e tij dhe jo ato pjesë që favorizoni më shumë, por të gjithën për të marrë kuptimin e deklaratës” theksoi Arvizu.
Dhe nëse do të perifrazojmë Countryman, SHBA mendon se këto ishin zgejdhjet më të mira që ka zhvilluar Shipëria por se veprimi i KQZ për numërimin e votave të kontestuara nuk është i qartë.
Ndërkohë lidhur me ceremoninë për korpusin e paqes Arvizu uroi vullnetarët fat në punën e tyre si dhe falenderoi kreun e bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini për mbështetjen që vazhdimisht i ka dhënë vullnetarëve të paqes duke e kthyer këtë qytet si një shtëpi të dytë për ta. Në këtë ceremoni të zhvilluar në Elbasan u betuan 39 vullnetarë të cilët duke filluar që nga dita e premte do të nisin të punojnë pranë bashkive.