Islami dhe Harasani votojnë projektet e qeverisë
Jo vetëm që kanë thyer vendimin e grupit socialist për të bojkotuar punimet parlamentare por dhe kanë votuar për projektet e sjella nga mazhoranca për tu kaluar në parlament. Pas rreth dy vjetësh depuetët socialistë Kastriot Islami dhe Andis Harasani kanë marrë pjesë në debatin për projekte të sjella nga qeveria duke i dhënë edhe votën pro tyre.
Kështu depuetët e opozitës të cilët kundërshtuan vendimin e Partisë Socialiste për të bojkotuar punimet parlamentare kanë mbështetur projektin e sjellë nga qeveria për marrëveshjen me bankën islamike për zhvillim që do të ndërtojë rrugën Tiranë-Elbasan. Gjatë prezantimit të këtij projekti minsitri i financave Ridvan Bode e ka cilësuar këtë projekt si shumë të rëndësishëm në pëmirësimin e infrastrukturës rrugore në vend. Nga ana tjetër Andis Harasani duke u shprehur pro projektit në parim kërkoi që të sqarohen të gjitha çështjet teknike që lidhen me këtë projket apo edhe justifikimi i borxhit për këtë çështje.
Kështu pas rreth dy vitesh deputetë të opzoitës kanë rrëzuar qëndrimin bojkotues të votimit në parlament duke votuar për rrugën Tiranë-Elbasan.