E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Fjala e Berishes nje turp. Presioni sna ben pershtypje

Nje turp per Kuvendin dhe te gjithe vendin e ka quajtur lideri i opozites fjalen e kryeministrit Berisha gjate seances ne parlament.

Fjala e tij eshte nje turp per ate Kuvend dhe kete vend. Gjuha e presionit dhe kercenimit ndaj opozites eshte tashme konstante por nuk na ben pershtypje. Perkundrazi na rrit vendosmerine dhe na forcon kembenguljen tone per ti shkuar deri ne fund nje beteje per te ardhmen e demokracise shqiptare. E konsiderojme te turpshme fjalen e Saliut lidhur me Kolegjin Zgjedhor dhe presidentin tha Rama gjate nje konference per shtyp.

Ne lidhje me rezultatin e Tiranes kryesocialisti u shpreh se i takon drejtesise qe duke pare vetem te Kushtetuta dhe jo majtas e djathtas te thote fjalen e saj. Tirana nuk do te behet pjese e menyse se tavolines se Saliut ku shqyhen perdite copa Shqiperie tha ai.

Ne lidhje me raundin e dyte te numerimit te fleteve te votimit te Komisionin Qendror te Zgjedhjeve Rama u shpreh se Shifrat tregojne se jane futur duart ne proces pas udhezimit te Saliut. Numrat nuk rakordojne persa u perket fleteve te votimit dhe numrit te zgjedhesve. U pa se flete votimi te nje qendre kishin fluturuar ne nje qender tjeter.

Fletet e kontestuara nuk ishin gje tjeter vecse nje tufe fletesh qe jo te gjitha kane qene nga qytetaret por sic tregojne shifrat edhe te shtuara nga pushtetaret perfundoi kreu i Partise Socialiste.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›