E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu në Kukës: Zgjidhni me mençuri për veten tuaj

Kryebashkiaku: Eskorta e Flamur Nokës provokon qytetarët

arviuzAmbasadori amerikan në vendin tonë, Aleksandër Arvizu zhvilloi një vizitë në qytetin e Kukësit. Gjatë takimit me një grup studentësh ku në fokus ishin zgjedhjet e 23 qershorit, ambasadori amerikan u ka bërë thirrje të rinjve që të votojnë në këto zgjedhje, duke bërë një zgjedhje të mençur. Do doja të thosha që ishte kënaqësi e vërtetë që vizitova Kukësin. Kam pasur një takim të mrekullueshëm me këta të rinj. Ata bënë disa pyetje të shkëlqyera, diskutuam çështje me rëndësi, përfshirë zhvillimin ekonomik të zonës dhe, sikurse mund të pritet, pati pyetje për zgjedhjet. Mesazhi im bazë ishte i dyanshëm. Ju thash që, shpresoj që ju të ushtroni të drejtën tuaj për të votuar dhe që të zgjidhni me mençuri. Dhe shpresoj të zgjidhni me mençuri për veten tuaj. Nëse keni moshën e mjaftueshme për të votuar, atëherë keni moshën e mjaftueshme për ta marrë ju vendimin. Askush tjetër nuk ka nevojë ta bëjë këtë për ju, u shpreh ambasadori Arvizu pas takimit. Në vizitën e tij në Kukës, ambasadori ameriak është pritur në një takim edhe nga kryebashkiaku i Kukësit, Hasan Halili. Kryebashkiaku Halili në fjalën e tij ka kritikuar sjelljen e ministrit të Brendshëm, Flamur Noka. Ministri i Brendshëm dhe eskorta e tij shfaqin sjellje provokuese ndaj qytetarëve duke krijuar probleme. I bëj thirrje Nokës që të distancohet nga veprimet e policisë, tha Halili.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›