E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu ne Shqiperi Ka shume per te bere jo gjithcka e lehte

/ /

Ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes Aleksander Arvizu ka mberritur dje ne Shqiperi dhe ne te njejten kohe ka pasur edhe kontaktin e pare me mediat vendase. Miredita Isha gati te thosha miremengjes. Besoj se tani eshte mengjes ne Uashington DC. Smund tju them sa i lumtur jam qe ndodhem ketu sot. Kjo eshte vizita ime e pare ne vendin tuaj te bukur dhe pyes veten pse kam pritur kaq gjate. Jam thellesisht i nderuar qe jam ambasadori i ri i Sh.B.A. ketu ne Shqiperi ishin fjalet e para te diplomatit te ri nga Uashingtoni ne vendin tone. Ne komunikimin me gazetaret ai u shpreh optimist per ecurine e vendit drejt integrimit euro- atlantik per te cilin tha se eshte shume pozitiv. Une jam i porsaardhur ne kete rajon. Kam shume per te mesuar por jam shume i emocionuar per kete mundesi. Duket se me cdo muaj qe kalon Shqiperia vazhdon marshimin e pandalshem drejt integrimit me te ngushte me bashkesine euro-atlantike. Mendoj se ky eshte nje zhvillim shume pozitiv. Por duhet tju them se me duket vecanerisht prekese si ambasador amerikan fakti se te gjithe me te cilet kam folur kane thene se populli shqiptar ka nje lidhje te vecante me Shtetet e Bashkuara dhe popullin amerikan. Dhe per nje ambasador amerikan qe sapo mberrin nuk mund te kete ndjenje me te bukur se kjo tha Arvizu. Por ne te njejten kohe ai shtoi se ne Shqiperi ka shume pune per te bere dhe jo gjithcka do te jete e lehte. Di se ka shume pune per te bere. Jam i ndergjegjshem se jo gjithcka ka per te qene e lehte por me shume se cdo gje pres me padurim te takoj popullin e mrekullueshem shqiptar. Do te kete shume pune per te bere ketu ne kryeqytet dhe pashmangshmerisht ambasadoreve u duhet te kalojne shume kohe ne kryeqytet. Jam i sigurt qe ka shume vende te mrekullueshme ketu shtoi me tej ambasadori amerikan. Ne deklaraten e bere nga aeroporti i Rinasit Arvizu shprehu mirenjohjen per Presidentin Barack Obama dhe Sekretaren e Shtetit Hillari Klinton per faktin qe e zgjodhen te perfaqesoje diplomacine amerikane ne vendin tone. Jam shume mirenjohes qe Presidenti Obama dhe Sekretarja Klinton me zgjodhen mua per kete nder te madh. Jam shume i ndergjegjshem per faktin se shkel ne gjurmet e disa paraardhesve te jashtezakonshem qe kane qene ketu 20 vitet e fundit qe nga rivendosja e marredhenieve tha Arvizu. Per Uidhers

Ne deklaraten e tij te pare para mediave Arvizu vleresoi punen e paraardhesve te tij ne Tirane. Jam shume i ndergjegjshem per faktin se shkel ne gjurmet e disa paraardhesve te jashtezakonshem qe kane qene ketu 20 vitet e fundit qe nga rivendosja e marredhenieve. Flas sigurisht per paraardhesin tim te nderuar Xhon Uidhers por jo vetem per te edhe shume te tjere para tij. Shpresoj vetem qe te mund te vazhdoj ne gjurmet e trashegimise qe ata kane lene. Qytetet

Ambasadori amerikan tha se ne Shqiperi pret te shohe disa nga vendet me te bukura te saj. Me shume se cdo gje tjeter pres te udhetoj ne kete vend te bukur ne vende si Gjirokastra Shkodra liqeni i Ohrit Saranda Vlora. Jam i sigurt se nuk kam permendur shume vende dhe kam shqiptuar gabim disa prej tyre por kam ndermend ti vizitoj edhe ato. Faleminderit shume qe erdhet. Jam absolutisht i lumtur qe jam ketu. Jam i sigurt se do tju rishoh shpejt dhe shpesh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›