E Diel, 1 Nëntor 2026

mimet e ushqimeve ne Shqiperi konkurojne me BE

/ /

Sipas te dhenave per vendet e Bashkimit Europian vendeve kandidate vendeve te EFTA-s dhe 4 vendeve te Ballkanit Perendimor rezulton se Shqiperia ka nje kosto te larte jetese. Ne detaje jane krahasuar cmimet per ushqimet pijet joalkoolike ato alkoolike dhe duhani ku vetem per kete te fundit shqiptaret mund te ndihen mire. Eurostat-i nxjerr ne pah se shpenzimet totale per konsum nga familjaret ne Shqiperi jane sa 50 per qind e mesatares se BE-se. Kjo vjen edhe si kufizim i te ardhurave me te pakta qe kane shqiptaret. Referuar Institutit te Vjenes per Studime Ekonomike Nderkombetare paga mesatare per Shqiperine per vitin 2009 ishte 242 euro shume here me e ulet se niveli i vendeve te rajonit apo BE-se. Kjo kufizon edhe fuqine blerese. mimet e ushqimeve jane sa 70 per qind e mesatares se BE-se nderkohe qe ato te pijeve alkoolike dhe joalkoolike jane shume afer me kete nivel perkatesisht sa 92 dhe 96 per qind e BE 27-s. mimi i duhanit eshte nder me te uletit sa 33 per qind e mesatares europiane.
Ushqimet
Eurostat-i ne raportin e tij i ndan ushqimet ne kater kategori duke dhene edhe nivelet e cmimeve per secilen. Per Shqiperine niveli i cmimeve te ushqimeve eshte sa 70 per qind e mesatares europiane. Sa u perket cmimeve te bukes dhe dritherave Shqiperia shenon nje nivel sa 62 per qind e BE 27-s qe eshte 100 per qind. mimet e mishit dhe te peshkut shenojne nivelin 64 dhe 71 per qind nderkohe qe ne keto nenkategori cmimet me afer mesatares se BE-se jane ato te qumeshtit djathit dhe vezeve me 90 per qind te mesatares. Nje tjeter ndarje nenkategorish per ushqimet behet edhe per vajin frutat zarzavatet perimet dhe produktet e tjera ushqimore. Shqiperia e cila shumicen e vajit qe konsumon e importon ka nje nivel cmimi sa 93 per qind e BE-se. Frutat kushtojne sa 61 per qind e nivelit te mesatares europiane dhe po aq edhe zarzavatet dhe patatet nderkohe qe edhe per nenkategorine tjeter te ushqimeve e klasifikuar si te tjera produkte ushqimore niveli i cmimeve eshte sa 92 per qind e mesatares prej 100 te marre si baze.
Rajoni
Krahasuar me rajonin niveli i cmimeve te Shqiperise paraqitet me i larte. Mjafton tu referohemi te dhenave te Eurostat-it dhe shohim se fqinje si Maqedonia apo vende te tjera si Bullgaria e Rumania kane nivele me te uleta te cmimeve sesa Shqiperia. Ne disa raste Shqiperia kalon nivelin e cmimeve te disa prej vendeve te BE-se nese trajtimi behet me produkte te ndara. Gjithsesi te dhenat e Eurostat-it pasqyrojne dy situata ate te kostos se larte te jeteses qe tashme ekziston ne Shqiperi dhe se dyti mungesen e fuqise blerese ku nje familje shqiptare harxhon vetem 51 per qind te asaj qe harxhon nje familje europiane.

Nertila Maho

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›