E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu ne zyren e Nishanit

Presidenti i Republikës Bujar Nishani zhvilloi mesditën e të premtes, takimin e parë, pas marrjes së detyrës,  me ambasadorin e SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu.

Siç njofton Zyra e Shtypit e Presicencës, Presidenti i Republikës e garantoi ambasadorin Arvizu për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve si dhe për kontributin e Tij në forcimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi.

Presidenti Nishani në përgjigje të interesimit të Ambasadorit Arvizu thuhet në vijim të njoftimit, vuri në dukje se ndër prioritetet e presidencës së tij do të jenë pavarësia e sistemit gjyqësor dhe rritja e besimit të gjyqtarëve tek sistemi i drejtësisë. S`mund te promovoje gjyqtare te pavarur nje President i varur koke e kembe nga Kryeministri! S`mund te promovoje as shkelqimin e marredhenieve me SHBA nje President qe rzgjedh drejtorin e SHISH pa asnje konsulte me aleatin e madh!

Edi Rama
Reagimi ne Twitter

Kreu i Shtetit u shpreh më tej, se promovimi i gjyqtarëve do të realizohet duke u bazuar në merita, nëpërmjet një procedure të hapur dhe transparente me kritere të përcaktuara qartë.Ambasadori Arvizu shprehu bindjen se Presidenti Nishani ka personalitetin dhe integritetin e duhur për të garantuar bashkëpunimin harmonik ndërinstitucional bazuar në pavarësinë dhe respektin e ndërsjelltë ndërmjet institucioneve.

Gjatë takimit nuk duhet të ketë munguar edhe vënia e theksit në pavarësinë e institucioneve gjë për të cilën në telegramin e urimit dërguar Presidentit Nishani nga Sekretarja Amerikane e Shtetit Hillari Klinton, nënvizohej  rëndësia e rolit të presidentit të ri në ruajtjen e pavarësisë së institucioneve, duke nënkuptuar sistemin e drejtësisë, gjyqësorin dhe prokurorinë, por edhe pavarësinë e shërbimit sekret.

Ky takim vjen vetëm disa ditë pasi presidenti Nishani dekretoi emërimin e kreut të ri të një prej institucioneve të pavarura, Shërbimit Informativ Kombëtar Visho Ajazi, emërim që u prit me rezerva nga SHBA. Nuk dihet nëse kjo çështje është prekur nga bashkëbiseduesit në këtë takim.

Ditën kur Bahri Shaqiri do të shkarkohej nga detyra, prej ambasadës amerikane u pa qartë një reagim që tregonte mospëlqimin për kohën e marrjes së tij dhe vinte pikëpyetje mbi vendimin. Një burim zyrtar i nivelit të lartë në Ambasadën Amerikane tregoi për Top Channel se: "Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë vënë në dijeni më parë dhe nuk janë informuar zyrtarisht për shkarkimin e zotit Shaqiri".

Burimi në fjalë u shpreh gjithashtu se: "Shtetet e Bashkuara janë të befasuara nga ky vendim kaq i shpejtë dhe i papritur, duke patur paqartësi për kohën dhe arsyet që kanë çuar në shkarkimin e Bahri Shaqirit".
Ndërkohë përmes një njoftimi të shkurtër në faqen zyrtare te Kryeministrise mësohet se shefi i qeverisë, Sali Berisha priti të premten në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, zotin Alexander Arvizu, i cili i prezantoi kryeministrit, zëvendësambasadorin Henry V. Jardine, me rastin e fillimit të kësaj detyre.

Në takim, thuhet në njoftim, u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe, forcimin dhe intensifikimin e tyre në të gjitha fushat, me interes të ndërsjellë.
 
Nga ana e tij, Kryeministri Berisha ritheksoi angazhimin maksimal të qeverisë shqiptare që këto marrëdhënie të çohen përpara dhe të njohin zhvillime të mëtejshme pozitive për të dyja vendet.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›