Saga ballkanike e Luan Starovës në 12 vëllime

Me këtë projekt shënohet edhe 20-vjetori i fillimit të krijimit të sagës ballkanike me botimin e romanit "Librat e babait" në vitin 1992. Në skenën e letërsisë, Luan Starova u paraqit në fillim të viteve të gjashtëdhjeta të shekullit të kaluar dhe opusin e vet letrar e krijoi në gjuhën shqipe, maqedonase dhe franceze.
"Krahas "Librave të babait", në këtë zgjedhje bëjnë pjesë edhe romanet e njohura "Koha e dhive", "Çelësi ballkanik", "Muzeu ateist", "Rruga e ngjalave", "Kalaja nga hiri", "Ervehe", "Dashuria e gjeneralit" dhe realizime të tjera të Luan Starovës të cilat me sukses të madh botohen në disa gjuhë në Evropë dhe botë.
Redaktor i projektit është Vele Smilevski, ndërsa secili libër është i pajisur me parathënie dhe pasthënie nga kritikë dhe eseistë të njohur nga Maqedonia dhe bota.
Projekti realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës të Maqedonisë.