E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu nga Fieri:Do të vëzhgohet nga afër procesi zgjedhor. Të plotësohet KQZ-ja

Ambasadori amerikan në Tiranë Alensandër Arvizu ka paralajmëruar sot se Shtetet e Bashkuara do të vëzhgojnë nga afër procesin zgjedhor të 23 qershorit.

Nga qyteti i Fierit ku u takua me kryebashkiakun Baftjar Zeqaj, diplomati amerikan i ka bërë thirrje palëve të arrijnëmarrëveshje për plotësimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

Deri tani udhëheqësit shqiptarë të paaftë të arrijnë në një marrëveshje për KQZ-në.Është për të ardhur keq që KQZ-ja është e paplotë, por ende nuk është vonë për plotësimin e saj.Të gjitha palët duhet të arrijnë një marrëveshje për plotësimin e KQZ-së është shprehur Arvizu

Ndërsa kryebashkiaku i Fierit Baftaj Zeqaj ndërsa e ka njohur ambasadorin Arvizu me situatën aktuale paraelektorale  ka shprehur edhe shqetësimin për KZAZ 59 në qarkun e Fierit.

Një ditë më parë edhe shefi i delegacionit të BE-së në Tiranë Ettore Sequi u bëri apel palëve të plotësojnë KQZ-në, duke shprehur shqetësimin, se me vetëm 4 anëtarë ky insitucion nuk mund të marrë vendime.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›