“PS përdhosi rezolutën çame – ne, e vetmja forcë politike që punon për çështjen kombëtare”
Shpëtim Idrizi prezanton kandidatin e PDIU në Elbasan, Aqif Rakipi
Paritia Drejtësi, Integrim dhe Unitet këtë herë ka zhvilliuar një miting madhështor në qytetin e Elbasanit, ku kryetari i PDIU-së, z. Shpëtim Idrizi ka preznatuar kandidatin për deputet të këtij Qarku, zotin Aqif Rakipi. Në fjalën e tij, Zoti Idrizi është ndalur gjatë tek beteja e PDIU-së për miratimin e Rezolutës së Çështjes Çame dhe rikthimin e saj në një çështje kryesore të diskutimin në politikën shqiptare. Ai theksoi se rezoluta çame qëndroi në arkivat e Kuvendit prej 9-vitesh, e “fshehur” nga qeveria socialiste e asaj kohe. “Miq, edhe pse ne ishim vetëm dy deputet në Parlamentin e Shqipërisë ushtruam presionin tonë që e drejta historike të shkojë në vendin e vetë. Burrëruam politikën shqiptare, e cila sot çështjen çame e ka në programin e saj. Arritën që edhe vetëm me dy deputet të impononim Kuvendin e Shqipëisë që të nxirrte nga arkivat Rezolutën e vitit 2004, për të cilën në atë kohë u derdh shumë gjak i pafajshëm, pasi mazhoranca e asaj kohe, e rrëzoi atë. Por për çudi të të gjithëve, Rezoluta e vitit 2004 ishte e miratuara. Me këtë veprim, Parlamenti i Shqipërisë çoj deri diku në vend dinjitetin e përdhosur 9 vite më parë. E pra miq, vetëm unë dhe zoti Dashamir Tahiri, të përballur shpeshherë dhe me sulme dhe kërcënime të qarqeve anti-shqiptare, arritëm të ngrinim çështjen çame në pozicionin që i takon”- u shpreh Idrizi. Ai deklaroi se PDIU do ketë në parlamentin e ri 7 deputetë. “7 patriotët që PDIU do ketë në Parlamentin e ardhshëm do të jenë avokatët më të zot për të mbrojtur çështjen çame dhe të gjithë çështjet e tjera kombëtare”- theksoi ai.