E Diel, 1 Nëntor 2026

Kaskada e Devollit dhe projekti TAP, investimet madhore të mandatit të ardhshëm që gjenerojnë mijëra vende pune

14-06-2013 / Gazeta 55

Imami dhe Boçi takojnë banorët e fshatit Katund i ri, në Bradashesh

Në fshatin Katund i Ri të komunës Bradashesh të qytetit të Elbasanit, kreu i grupit të deputetëve të PD, Arben Imami i shoqëruar nga kandidati për deputet, Luçiano Boçi, është njohur edhe me investimet që janë realizuar me fondet e qeverisë, por edhe të komunës. Duke vlerësuar investimet e realizuara në të gjithë rrugët e kësaj komune si një nga më të zhvilluarat në vend, Imami tha se, “ky fshat nuk ngjan aspak si i tillë pasi me zhvillimin dhe punën e komunës tashmë mund të thuhet se është një lagje e qytetit të Elbasanit”. “Cilësia e lartë që ofron në fushën e zhvillimit, rruga me tunel Elbasan – Tiranë duke nisur nga Bradasheshi, do të ketë një zhvillim edhe më të madh e gjithë komuna. Një investim tjetër madhor në fushën e industrisë është kaskada e Devollit, sepse ku ka rrugë ku ka energji ka zhvillim, dhe e ardhmja e kësaj zone është e ardhmja e industrisë së Elbasanit”, tha Imami. Kriza që ka pushtuar Europën, duke mos e prekur Shqipërinë u bë e mundur për shkak të taksave të ulta, dhe jo të lartat të cilat bllokojnë biznesin. Po kjo krizë e ka një fund, e me të marrë fund, Shqipëria do të ecë akoma më shpejt, sepse tashmë kemi krijuar bazat e një ekonomie të qëndrueshme dhe të shëndoshë. Ne i kemi të sigurara investimet për katër vitet në vijim siç janë Kaskada e Devollit dhe projekti TAP, me këto investime të huaja domethënë më shumë punë, më shumë para në treg. Kjo është rruga për punësimin, taksa të ulta dhe seriozitet”, tha Imami. Duke u ndalur tek investimet në bujqësi, Imami tha se heqja e akcizës së naftës dhe TVSH, bën të mundur që prodhimi të ketë një kosto më të ulët dhe të konkurrojë më mirë në tregun e brendshëm, por edhe atë të jashtëm. Ndërkaq, kandidati për deputet, Luçiano Boçi e vuri theksin tek investimet e realizuara në Komunën Bradashesh, duke deklaruar se kjo komunë meriton statusin e një bashkie”

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›