E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu per zgjedhjet Brenda standardeve nese respektohen rregullat

Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu, pasionant i përcjelljes së mesazheve përmes teknologjisë, konsideroi se zgjedhjet e 23 qershorit do të jenë brenda standardeve nëse të gjithë respektojnë rregullat e lojës.

“Nëse të gjithë bëjnë detyrën e tyre, atëherë nuk ka asnjë arsye përse këto zgjedhje të mos jenë më të lirat dhe më të ndershmet në historinë e Shqipërisë”.

Padyshim, për të arritur nivelin më të lartë në garën elektorale, për Arvizun, duhet të tregojnë përkushtim dhe respekt në ligj.

“Të gjitha palët përgjegjëse (KQZ-ja, qeveria, partitë politike dhe kandidatët e pavarur) duhet të veprojnë në mënyra të tilla që të rrisin besimin publik në proces”.

Arvizu thotë se qeveria amerikane po mbeshtet grupet e vëzhguesve, të jashtëm dhe të brendshëm, si dhe po punon me KQZ-në për të ndërtuar një proces transparent të raportimit të rezultateve.

“Sa me shume njerez te kene besim ne integritetin e ketij procesi, aq më shumë ka gjasa që ata nuk do të kontestojnë rezultatin e zgjedhjeve”.

Referuar votimit në Kuvend për thirrjen e një rederendumi popullor për votimin e 3 ligjeve, në funksion të marrjes së statusit kandidat, ambasadori parapëlqen t’i referohet mesazhit të Komisionerit për Zgjerim Stefan Fyle.

“Komentet e Komisionerit Fule i japin përgjigje pyetjes tuaj me mire se cdo gjë që unë mund të them”.

Aleksander Arvizu, inkurajon të gjithë shqiptarët të marrin pjesë në votime.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›