Milo ne pritje te koalicionit me PS-ne
Kryetari i PDS Paskal Milo ka konfirmuar nga Korca se partia që ai drejton është e gatshme për të qenë pjesë e koalicionit të PS në zgjedhjet e qershorit , ndërkohë që kjo forcë politike është në pritje të reagimit konkret të PS dhe formalizimit të bashkëpunimit.
Përsa i përket aleancave parazgjedhore Milo u shpreh se koalicioni i majtë është i hapur për cdo parti që kërkon ndryshimin, ndërsa i bën thirrje LSI që të qartësojë qëndrimin e saj.
Miratimin nga parlamenti të referendumit për 3 ligjet e integrimit, Milo e ka cilësuar jo vetëm antiligjor por edhe si një veprim që shkon ndesh me frymën europiane. Kreu i PDS mbështet qëndrimin e Brukselit dhe komisionerit Fyle që konsideroi referendumin një lëvizje të gabuar. Privatizimet e 4 HEC-eve për Paskal Milon nuk janë gjë tjetër vecse përpjekje e qeverisë për të siguruar fonde për fushatën elektorale. Ndërsa ngre shqetësimin se qeveria po bën lëvizje abuzive me taksat e shqiptarëve për të blerë vota dhe për të deformuar rezultatin e zgjedhjeve