E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studio e Hapur Shqiperi- Amerike 20 vjet marredhenie

Historiku i marrëdhënieve Shqipëri- Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rivendosja e tyre në vitin '91 pas shkëputjes 52-vjecare, ishin temë e diskutimit në “Studio e Hapur” të martën mbrëma. Ndërsa u mbushën 20 vjet bashkëpunim, Arta Dade dhe Fatos Beja e cilësojnë të padiskutueshme mbështetjen që Shtetet e Bashkuara kanë dhënë për Shqipërinë.
 
"Rivendosja e marrëdhënieve me SHBA ka qenë një moment historik dhe një ngjarje e shënuar në këto 20 vjet. Ne ndoshta nuk do të ishim në këtë nivel të demokracisë nëse ne nuk do të kishim mbështetjen e partnerëve kaq të rëndësishëm si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të mjaft vendeve e Bashkimit Europian", tha Arta Dade, deputete PS.

"Në të gjitha momentet ku ne kemi pasur momente vështirësie, amerikanët kanë qenë mbështetës. Hyrja në NATO është...absolutisht pa ndihmën e tyre ne nuk mund të hynim dhe kanë qenë shumë mbështetës dhe në proceset integruese të Shqipërisë në BE dhe institucionet e tjera", u shpreh Fatos Beja deputet PD.
 
Një pikë kulmore e marrëdhënieve mes dy vendeve, u konsiderua ardhja e presidentit Bush në Tiranë, por edhe ajo e Xhejms Bejker në vitin '91. "Pavarësisht personit politika amerikanë ndikoi që në Shqipëri të rrëzohej muri i diktaturës dhe mesazhet që vinin nga SHBA ishte pikërisht për nevojë e ndryshimit politik në Shqipëri dhe hapje drejt perëndimit. Këto ishin dy mesazhet kryesore të SHBA në atë kohë", thotë politologu Olsi Baze. Në historikun e këtyre marrëdhënieve, ishte një argument edhe ndërprerja e tyre në vitin 1946.

"Kërkesat amerikane sot po ti shohësh me vëmendje ishin normale, ishin modeste, të njiheshin traktatet e deriatëhershme dhe të pranohej të bëheshin zgjedhje të lira. Këto dy kërkesa thelbësore asnjëherë nuk u morrën parasysh për tu zbatuar nga qeveria shqiptare e pasluftës. Natyrisht në këto raporte, tentativat për kontakte ngado që vinin nuk u arrit asnjëherë të realizoheshin", tha historiani Maringlen Verli. Po kështu u theksua roli vendimtar i Shteteve të Bashkuara në luftën e Kosovës. ""

Taulanta Boja

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›