Familja ekzekutohet në oborrin e shtëpisë, tre të vdekur

Shtëpia e familjes Shtjefni ku ndodhi mbrëmë vrasja e trefishtë
Qëllohen për vdekje burrë e grua dhe djali i tyre 24-vjeçar në Blinisht të Lezhës. Fqinjët: U vranë për një betoniere.
LEZHE/ Nuk ia kishte kthyer në kohë. Shpallet në kërkim Kastriot Zhuba, person me precedentë penalë.
Konflikti për një betoniere shuan një familje. Burrë e grua dhe djali i tyre u qëlluan për vdekje me breshëri kallashnikovi mbrëmjen e djeshme në fshatin Blinisht të Lezhës. Viktimat janë: Rrok Shtjefni, 52 vjeç, e shoqja e tij Mire, 50 vjeçe, si dhe djali i vogël, Fatjoni, 24 vjeç. Autori është identifikuar si fqinji i tij, 47-vjeçari Kastriot Zhuba, i cili në momentin e ngjarjes ka qenë i dehur. Sipas të dhënave të para, dyshohet se ekzekutimi i trefishtë ka ndodhur në oborrin e shtëpisë së viktimave rreth orës 21:00. Vetëm pak minuta më parë mes kryefamiljarit Rrok Shtjefni dhe Kastriot Zhubës kishte ndodhur një grindje e mëparshme për shkak të një betoniereje të vogël.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)