Arvizu shikon ndeshjen me Bashën, më pas takon Ramën

Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu së bashku me kandidatin për kryebashkiak të Tiranës Lulëzim Basha kanë ndjekur gjatë mbrëmjes së sotme ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve Real i Madrid -Barcelona.
Kandidati i mazhorancës Lulzim Basha së bashku me ambasadorin amerikan e kanë parë ndeshjen në një prej lokaleve të kryeqytetit ku kanë qenë të shoqëruar prej të rinjve .
Menjëherë pas kësaj ambasadori i amerikës në Shqipëri Aleksandër Arvizu është ndalur në çadrën rinore të ngritur prej Partisë Socialiste në bulevard.
Së bashku me kreun aktual të bashkisë dhe njëkohësisht kandidat për kreun e bashkisë së Tiranës për opozitën Edi Rama ambasadori amerikan ka qëndruar nën shoqërinë e të rinjve eurosocialistë të cilët gjithashtu po ndiqnin ndeshjen Real Madrid-Barcelona.