Incident elektoral në Korçë, dhunohen 2 zyra të PS-së

Një incident elektoral është shënuar gjatë orëve të vona të natës në Korçë. Persona të paidentifikuar kanë dhunuar dy zyra të Partisë Socialiste në lagjen “Radanec” në qytetin e Korçës.
Lajmi bëhet i ditur nga dega e Partisë Socialiste në këtë qytet e cila thekson se janë thyer xhamat dhe janë grisur posterat e kandidatit të PS-së për bashkinë e Korçës Niko Peleshi.
Një incident tjetër elektoral është shënuar dy ditë më parë në Korçë ku sipas degës së PS-së në këtë qytet janë dhunuar dy mbështetës së saj.
PS e Korçës ka bërë të ditur se dy mbështetësit e saj janë sulmuar me mjete të forta nga persona ende të paidentifikuar, ndërkohë që po vendosnin postera të kandidatit dhe kryetarit aktual të Bashkisë Korçë, Niko Peleshi.