E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heqja e barrikadave, Veriu akuzon Beogradin

Këshilli Kombëtar Serb i veriut të Kosovës ka akuzuar autoritetet në Beograd se janë “përgjegjëse për heqjen e barrikadës nga zona neutrale e Jarinës”.

“Me heqjen e barrikadës, presidenti Boris Tadiç ka hedhur themelet e vendkalimit kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërsa i jep kontribut instalimit të institucioneve shqiptare në veri”, thuhet në komunikatë e Këshillit Kombëtar Serb.

Më tej theksohet se “serbët e Kosovës nuk do të frikësohen nga këto aksione brutale të policisë dhe nuk do të ndalojnë të luftojnë, me të gjitha mjetet legjitime, kundër instalimit të institucioneve shqiptare dhe kundër shqiptarizimit të veriut të Kosovës”.

Në zonën neutrale mes Kosovës e Serbisë, afër pikës kufitare në Jarinë, dhjetëra persona të panjohur kanë hequr barrikadën dhe kanë prishur tendën , e cila kontrollohej nga serbët.

Barrikadat në pjesën veriore të Kosovës janë ngritur nga serbët që nga vera e kaluar, si reagim ndaj dërgimit të policëve dhe doganierëve kosovarë në pikat kufitare me Serbinë.

Heqja e tyre ka qenë një nga kushtet që Bashkimi Evropian, si kusht ndaj Serbisë për marrjen e statusit të kandidatit për anëtarësim në këtë mekanizëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›