Arvizu takim me Ramen

Pas takimit me Presidentin Bamir Topi, Ambasadori i SHBA-ve, Aleksandër Arvizu ka mbërritur në selinë e Partisë Socialiste për tu takuar me kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama.
Ndërsa deputetët e PS-së ndodheshin para selisë së KQZ-së, në selinë e PS-së mbërriti Ambasadori Arvizu, për të zhvilluar një takim me zotin Edi Rama
Takimi mes ambasadorit dhe kryetarit të Partisë Socialiste bëhet kur situata politike në vend është mjaft e tensionuar. Qindra mbështetës të PS dhe deputetë të saj ndodhen para KQZ-së për të penguar miratimin e vendimit për numërimin e fletëve të kontestuara.
Ndërsa Ambasadori Arvizu kishte vetëm 15 minuta që kishte mbërritur në selinë e PS-së, deputetët e PS-së dhe mbështetësit e tyre, nisën të largoheshin nga KQZ-ja.