Topi me Saninon dhe Sekuin Integrimi kerkon vullnetin e forcave politike
Kreu i shtetit, Bamir Topi, ka pritur sot zv/drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Stefano Sanino.
I pranishëm në këtë takim edhe ambasadori i BE-së në Tiranë, Etore Sekui.
Presidenti Topi, shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe ndihmesën e vazhdueshme të Bashkimit Evropian në të gjithë procesin e konsolidimit të institucioneve dhe integrimit të mëtejshëm të vendit tonë në Bashkimin Europian.
Në fjalën e tij, kreu i shtetit shtoi se vullneti i forcave politike në Shqipëri është me mjaft rëndësi për përparimin e integrimit të vendit drejt strukturave të Bashkimit Evropian dhe plotësimin e rekomandimeve të Këshillit të Evropës.
Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Zgjerimit në Bashkimin Evropian, Stefano Sanino, pasi shprehu falënderimet e tij për pritjen e rezervuar nga presidenti Topi, e siguroi kreun e shtetit shqiptar për gatishmërinë e bashkësisë ndërkombëtare për të vijuar ndihmesën në funksion të arritjes së standardeve demokratike, konsolidimit të institucioneve të pavarura demokratike e kushtetuese dhe përmbushjes së aspiratave integruese të Shqipërisë.