E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE Tensionet e fundit duhet te respektohet ligji dhe te tregohet vetepermbajtje

Komisioni Evropian ka reaguar menjëherë lidhur me ngjarjet e fundit të tensionuara në Shqipëri, duke lëshuar një deklaratë të posaçme rreth tyre.

“Ne kemi parë ngjarjet post-zgjedhore të këtij mëngjesi.

U bëjmë thirrje të gjithë aktorëve, qofshin këta parti politike, individë, institucione shtetërore dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që të ruajnë atmosferën konstruktive e cila ka mbizotëruar gjatë ditës së zgjedhjeve”, thuhet në këtë deklaratë.

Duke shtuar më pas se gjatë fazave të procesit zgjedhor ato duhet të respektojnë ligjin dhe të tregojnë vetëpërmbajtje.

“Të gjitha hapat që duhet të ndërmerren, duhet të bëhen brenda institucioneve dhe në përputhje me ligjin e përfundimi i zgjedhjeve duhet të procedohet sa më shpejt të jetë e mundur”, përfundon qëndrimi i Komisionit Evropian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›