E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu takon Bashën: Nuk kam koment për kreun e SHISH

Një ditë pasi presidenti Bujar Nishani ka firmosur shkarkimin e kreut të SHISH, Bahri Shaqiri, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës i akredituar në Tiranë, Aleksandër Arvizu, ka deklaruar se ende nuk ka asnjë koment.

Arvizu ka zhvilluar një takim me kryetarin e Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, ndërsa i ka prezantuar zëvendësambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raporton Ora News.

Një ditë më parë burime nga Ambasada amerikane në Tiranë thanë se shkarkimi i kreut të SHISH, Bari Shaqiri, ishte një veprim i shpejtë dhe i papritur.

Presidenti Bujar Nishani dekretoi me propozim nga kryeministri Sali Berisha lirimin nga detyra të Drejtorit të SHISH-it, Bahri Shaqiri. Me propozim të Kryeministrit në këtë post u emërua Visho Lika.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›