Zv/kryeministri rus: Madonna është një ish- lavire
Zëvendëskryeministri rus ka nisur një sulm ndaj këngëtares Madonna, pasi kjo e fundit foli në lidhje me gjyqin që po zhvillohet ndaj një grupi të muzikës punk në Rusi.
Duke shkruar në Twitter, Dmitry Rogozin e akuzoi rëndë këngëtaren, duke e quajtur një ish- lavire.
Ose hiq kryqin, ose vish mbathjet. Çdo ish- kurvë kërkon të japë leksione ndaj gjithkujt për moralitetin ndërsa plaket. Sidomos kur del në ture jashtë vendit, shkroi Rogozin.
Sulmet e tij erdhën pasi Madonna, gjatë një turi në Moskë, u tha fansave se tre anëtaret e grupit Pussy Riot kanë bërë diçka të guximshme. Madonna tha se ajo lutet për lirinë e tyre.
Tre këngëtaret janë nën akuzë për huliganizëm, pasi kanë performuar një këngë ku sulmojnë liderin rus, Vladimir Putin, përpara altarit të një katedraleje kryesore në Moskë.