E Shtunë, 31 Tetor 2026

Felaj: Nishani plotësoi ëndrrën e Berishës, ozurpoi SHISH

Plotësim të ëndrrës së vjetër të Berishës për të vënë në nën kontroll SHISH. Kështu e ka cilësuar firmosjen e shkarkimit nga Kreu i Shtetit të kreut të SHISH, Bahri Shaqiri, Partia Socialiste në një reagim të saj përmes deputetes së Ermonela Felaj.
Teksa evidentoi se Kryeministri ka dy ditë që hesht për imunitetin, Felaj vlerësoi se me dekretimin e djeshëm Presidenti Nishani, si i emëruari i Berishës plotësoi ëndrrën e tij të vjetër për të pasur SHISH nën kontroll.

“Dje Bujar Nishani na kthehu pas në kohë duke e vendosur Shërbimin Informativ Shtetëror në duart e Berishës, duke vënë në krye të tij ish punonjësin e Gazidedes. Këtë veprim ai e bëri pa mëdyshjen më të vogël, duke vënë në duart e pushtetit Shërbimin Informativ Shtetëror”, deklaroi ajo.

Deputetja Felaj shtoi më tej se në një kohë që Shërbimi Informativ Shtetëror ishte kthyer në partner ndërkombëtar, Kryeministri dhe shërbëtori i tij Bujar Nishani e kthehu SHISH në kontrollin e Qeverisë.

Ndër të tjera, ajo tha se vendimi i përbashkët mes Kryeministrit dhe Presidentit u mor pa pyetur askënd, madje duke dënjuar të këshillohen edhe me aleatin më të madh të vendit Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Felaj apeloi që qytetarët ti bashkohen opozitës, për ti dhënë fund sipas saj, drejtësisë së gjunjëzuar para pushtetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›