E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB, Këshilli i Sigurimit diskuton për Kosovën

NJU JORK - Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pritet të diskutojë sot për situatën në Kosovë.

Në takim shqyrtohet raporti tremujor i sekretarit ë Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon. Në këtë raport është shfaqur shqetësimi për situatën në veri të Kosovës ku vazhdojnë të mbeten të ngritura barrikadat e serbëve dhe pengesat për qarkullim të lirë të njerëzve dhe të mallrave.

Nga Kosova në takim merr pjesë ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj. Siç raportojnë mediat në Kosovë, Hoxhaj në KS do të kërkojë mbështetje për shpërbërjen dhe largimin e strukturave paralele serbe nga veriu i Kosovës, si parakusht për paqe dhe stabilitet në gjithë rajonin

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›